AKTUALITET, 21 Dhjetor 2021, 10:02

Vuçiç: Më ka ardhur në majë të hundës të kërkojmë ndjesë pse disa vende nuk e duan Ballkanin e Hapur

Vuçiç: Më ka ardhur në majë të hundës

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç duke folur në takimin për nismën “Ballkani i Hapur” në Tiranë, ka thënë se ajo është gjithëpërfshirëse dhe ka theksuar se shtetet që nuk janë bërë pjesë ende e saj, do vijë dita që ta kuptojnë dhe do e pranojnë sipas tij.

“Më ka ardhur në majë të hundës që duhet të japim justifikime përherë për hiç gjë”, u shpreh ndër të tjera Vuçiç


“Ky është proces gjithëpërfshirës, për gjtihë ata që duan të bëhen pjesë,
më ka ardhur pak në majë të hundës që na duhet të japim justifikme ngahera për hiçgjë, pse duhet ta bëjmë?

A thua se kemi bërë gjë të gabuar e duhet tu kërkojmë ndjese atye që s’janë pjesë?

Ne s’kemi më aryse pse të kërkojmë ndjesë, t’u kërkojmë ndjesë atyre që nuk duan të jenë pjesë të paktën deri sot? Por ama do jetë shumë e vështirë tu shpjegojnë qytetarëve të tyre pse s’janë pjesë e këtyre iniciativave. Kur kjo gjë të jetë mëse e qartë atëherë ata do bëhen pjesë, e do krijojë mundësi e shanse të vërteta”.