TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në oborrin e selisë së PD.
Gazment Bardhi, pasi thirri policinë bashkë me Lulzim Bashën, nga frika se Berisha po merrte selinë, është shfaqur mjaft i irrituar përse policia ka bërë punën duke shoqëruar disa persona që ndodheshin në seli.
Në videon e mëposhtme, shihni se si Bardhi u kërkon llogari policëve, se përse po bëjnë detyrën, pasi vetë Lulzim Basha i thirri në seli!
Ky shpërthim i Bardhit, vjen pasi Lulzim Basha i lavdëroi policët, që e shpëtuan nga poshtërimi i nxjerrjes nga selia. Por, kur policia ka nisur të shoqërojë persona brenda selisë, Bardhi ka shpërthyer ndaj policëve.
Kujtojmë se në protestën e sotme, selia e PD u shndërrua në një fushëbetejë, ku protestuesit thyen xhamat dhe dyer, ndërsa njerëzit brenda selisë, rrahën barbarisht demokratët dhe hodhën gaz lotsjellës në mënyrë të paligjshme.
VIDEO: