TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja e televizionit “Fax News”, Besarta Demushi, është dhunuar fizikisht nga dy shtetas, teksa ajo po raportonte një denoncim të bërë nga një qytetare në rrugën "Hoxha Tahsim". Qytetarja kishte një konflikt me ndërtuesin e pallatit, që i kishte marrë pronën dhe mes tyre kishte mosmarrëveshje për vlerën e përfitimit.
Në momentin, kur grupi i punës së "Fax News" ndodhej në vendin e ngjarjes, ndërtuesi dhe kunati i tij penguan dhe dhunuan gazetaren. Grupi i xhirimit është shtyrë me forcë që të dalë nga objekti, ndërkohë gazetarja u dhunua, ndonëse u prezantua se kush ishte.
Pas ngjarjes ka reaguar edhe policia që ka vendosur të procedojë penalisht dy shtetasit: T.N., 62 vjeç dhe A.Z., 50 vjeç , të cilët goditën gazetaren e "Fax News".
“Më kanë tërhequr për të më nxjerrë nga objekti së bashku me operatorin Majklen Sinka. Me pas na kanë mbyllur brenda objektit për disa minuta. Kanë ushtruar dhune fizike po ashtu edhe ofendime banale. Vazhdimisht kanë ushtruar dhunë fizike duke na shtyrë me forcë. Për t’u vetëmbrojtur kam përdorur stativin e telefonit” – tha gazetarja.