AKTUALITET, 14 Dhjetor 2021, 19:16

Aksident në Krujë, plagoset pasagjeri

Aksident në Krujë, plagoset pasagjeri

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Luz të Krujës. Një automjet me drejtuese A.D. ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur rrethues.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri B.D. i cili është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 14.12.2021., rreth orës 18:45, në fshtin Luz të Krujës, automjeti me drejtuese shtetasen A. D., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues dhe si pasojë është dëmtuar pasagjeri B. D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.