AKTUALITET, 14 Dhjetor 2021, 20:21

Këlliçi për arrestimin e Lefter Kokës: Sot ka hyrë koka e vogël brenda! Afera është kryekëput me Ramën

Këlliçi për arrestimin e Lefter Kokës: Sot ka hyrë

 Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, i ftuar në ‘Frontline’ në ‘News24’ me gazetaren Marsela Karapanço komentoi arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, për të cilin theksoi se ishte një vendim shumë i vonuar dhe se duhet të ishte vepruar më herët nga institucionet.

Ai gjithashtu theksoi se arrestimi i ish-ministrit ishte vetën "koka e vogël", pasi sipas tij duhen arrestuar të tjera figura politike dhe se duhet që autoritetet sipas tij të nisin nga kryeministri Rama.

“Lajm shumë i vonuar dhe unë e kam pritur. Unë e kam denoncuar. Dhe kur unë e kam thënë, disa persona kanë qeshur.

Sipas informacioneve që kam pasur, afera është në marrëveshje me Edi Ramën. Sot ka hyrë koka e vogël brenda. Puna është që koka e madhe Edi Rama, Veliaj ende nuk janë kapur.

Kjo aferë është kryekëput me kryeministrin dhe kryetarin e Bashkisë Veliaj, ai është ideatori më i madh i vjedhjes. Gjithashtu, unë e pres ditën e premte Mërtirin, të përballet në gjyq me mua.

Unë dua të dalë vetëm e vërteta, sepse kam bërë vetëm detyrën time dhe do ta bëj deri në fund", tha Këlliçi.