TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni i Rithemelimit të PD, ka shpërndarë një deklaratë, lidhur me shkarkimin e drejtuesve të degëve të PD, nga kryetari i shkarkuar, Luzim Basha.
Komisioni u bën thirrje kryetarëve të degëve, të injorojnë këto "shkarkime", të cilat i quan si bëmat e "kukullës së shkarkuar të Edi Ramës".
"Kukulla e shkarkuar e Edi Ramës me 4446 vota delegatësh në Kuvendin Kombëtar të PD, ka shpërndarë sot përmes gaztorit të tij disa fletushka për “shkarkimin” e drejtuesve në disa degë të PD!
Komisioni i Rithemelimit u bën thirrje të gjithë strukturave drejtuese të degëve, të injorojnë njoftimet pa asnjë vlerë juridike të deputetit Basha dhe të vazhdojnë intensivisht punën për organizimin e referendumit në datë 18.12.2021 duke respektuar kështu vullnetin dhe misionin e Kuvendit Kombëtar si organi më i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike.
Kultura e përjashtimit ka marrë fund!
Vetëm të bashkuar do mund të FITOJMË!
Komisioni i Rithemelimit", thuhet në njoftim.