AKTUALITET, 14 Dhjetor 2021, 18:05

Aksident në Maminas, makina përplas karrocën, një i plagosur

Aksident në Maminas, makina përplas karrocën, një i plagosur

Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Maminas-Manzë, ku një automjet ka goditur një karrocë. Për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

“Më datë 14.12.2021., rreth orës 17:25, në aksin rrugor Maminas-Manzë në fashtin Rubjekë, një automjet me drejtues shtetasin I. S., ka goditur karrocën që tërhiqej me kafshë dhe për pasojë është lënduar shtetasi A. D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëvë, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.