TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në 3 mars 2021, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin "Opinion", ka denoncuar me skemë dhe dokumenta, aferën e inceneratorëve.
Kjo dalje publike e Kryemadhit, vinte pas një serie denoncimesh nga LSI për këtë aferë dhe kallzimesh në SPAK, ku në fokus ishte edhe ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i arrestuar sot për korrupsion.
Gjatë emisionit, Kryemadhi u përpoq ta shpjegonte aferën, duke u futur në detaje teknike dhe të komplikuara për publikun e gjerë.
Por, fakti më interesant, është reagimi i ish ministrit Koka, pas kësaj dalje televizive. Ai tallet me Kryemadhin, duke e quajtur "llogaritare Mona, që nuk kupton çfarë foli".
Sot që ish ministri është në pranga, vlen të kujtohet shprehja shumë interesante e popullit tonë, "qesh mirë, kush qesh i fundit!".
Ja si qeshte dikur Lefter Koka me Kryemadhin:
"Falenderoj thellësisht llogaritare Monën (e cila në fakt nuk kupton se çfarë foli) që me letra dhe fakte i tregoi publikut dhe çdo shqiptari, se qeveria shqiptare ka çdo kapacitet dhe aftësi të ndjekë e zbatojë me rigorozitet proçedura sipas manualeve dhe standardeve ndërkombëtare! E dashur llogaritare Mona! Mos u bezdis! 25 Prilli do të vijë më shpejt dhe më furishëm nga sa ju pandehni!".

