AKTUALITET, 8 Prill 2025, 11:32

VIDEO/ 'Bufi i artë dhe bufi i bardhë', Basha ironi me Ramën e Berishën: Dilni tregojini njerëzve i kujt është Elvis Roshi. Shokun e tretë e keni tek 313

VIDEO/  'Bufi i artë dhe bufi i bardhë', Basha ironi me

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar deklaratat për debat televiziv Rama-Berisha.

Basha i bën thirrje kryeministrit mos ta refuzojë kërkesën e doktorit, e të dalin t’u tregojnë qytetarëve i kujt është Elvis Roshi, i bufit të artë, i bufit të bardhë apo i të dyve.

Ai më tej thotë të dalin në debat t’u tregojnë se çfarë i lidh bashkë, apo shoku i tretë i tyre tek vendi, me frazën që tashmë është bërë jehonë, 7x7=313.

Postimi o Bashës:

O Rame, të paska kërku shoku jot më debat. Dil në debat mo Rame, ti me bufin e artë, ai me bufin e bardhë, të shohin njerëzit çfarë përgjigje do i kthesh pyetjes: i kujt është Elvis Roshi, i joti apo i atij, apo i të dyve bashkë Rame?

Dil në debat mo Rame t’u tregosh njerëzve çfarë ju lidh bashkë? Apo fati i shokut të tretë tek vendi. 7x7 = 313, Rame.