TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë me kryediplomaten e BE, Kaja Kallas, e cila ndodhet në Tiranë. Kreu i qeverisë theksoi edhe njëherë ambicien për të mbyllur negociatat për vendin tonë deri në vitin 2027. Po ashtu, Rama tha se Shqipëria është 100% në të njëjtën linjë me politikën e jashtme të BE.
Kreu i qeverisë falenderoi kallas që mbajti fjalën e saj për vizitën në Shqipëri, teksa theksoi se u diksutua ambicia e Shqipërisë për negociatat deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin në 2030.
“Kënaqësi që të kemi për herë të parë nënpresidenten e Komisionit kaja Kallas. Më vjen jashtëzakonisht mirë që më në fund e mbajte fjalën, e kishe dhënë më parë fjalën si përfaqësuese e vendit tënd por edhe e vendeve tona. Kemi pasur një vlerësim pozitiv mes nesh, nuk ka asnjë problem apo çështje të hapur mes nesh, përkundrazi kemi ravijëzim të plotë në të gjitha aspekte, kjo tregohet edhe nga politika e jashtme e Shqipërisë, 100% me atë të BE-së.
Është folur për ambicien e Shqipërisë për integrimin në BE, ambicien për mbylljen e negociatave në vitin 2027, për rajonin dhe problematikat në rajon. Në një moment që ne kemi të domosdoshëm unitetin dhe stabilitetin e rajonit, ku padyshim të gjitha vendet kanë si synim anëtarësimin në BE (Ballkani Perëndimir), që është një ikë jashtëzakonsiht e dobishme, për të kuptuar politikën e ditës dhe hapat që duhet të hedhim në vijim, që jo vetëm të anëtarësohet rajoni, por edhe të bëhet pjesë e familjes europiane.
Firmoset edhe marrëveshja për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII, një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe lidhjes më të mirë të Shqipërisë me rrjetin evropian të transportit. Firmosja e marrëveshjes do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp mes Ramës dhe Kallas.
Kallas do të marrë pjesë gjithashtu edhe në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurinë dhe më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Europiane të Investimeve, thuhet në faqen zyrtare të Komisionit Evropian për kalendarin e punimeve dhe takimeve.
Kjo është vizita e parë në Shqipëri Kallas që nga marrja e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së. Një ditë më parë, Kallas ishte në Mal të Zi, ndërsa ndalesën e fundit të vizitës në Ballkanin Perëndimor, Kallas do ta ketë në Bosnje e Hercegovinë, ku do të zhvillojë takime me krerët e Presidencës, me kryetaren e Këshillit të Ministrave dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës dhe me përfaqësuesit e forcës evropiane në Bosnje, EUFOR.