AKTUALITET, 8 Prill 2025, 10:53

Vlerësimi/ Kallas: Viti 2030 është objektiv realist për Shqipërinë, nëse bën detyrat vendi juaj anëtarësohet në union! Zbatimi i ligjit, i rëndësishëm

Vlerësimi/ Kallas: Viti 2030 është objektiv realist për

Viti 2030-a është një objektiv realist për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Këtë përgjigje dha përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme Kaja Kallas, e pyetur nga gazetarët në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Sipas saj e rëndësishme është miratimi dhe zbatimi i reformave sidomos sundimi i ligjit.

“2030-a është një objektiv realist për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, në rast se të gjithë do të ndërmarrim hapat e duhur gjatë rrugës. Jo vetëm me reformat që duhen miratuar, por edhe të vihen në zbatim, sundimi i ligjit është veçanërisht i rëndësishëm se është një nga themelet i BE dhe begatisë së një vendi.

Në rast se kanë besim te sistemi juaj ligjor kanë besim për të investuar. Është realiste në rast se të gjithë bëjmë detyra e shtëpisë”.

Kallas: Do të lançojmë dialogun e parë BE-Shqipëri për sigurinë, nuk ka rrugë të shkurtër drejt integrimit veç reformave

Kryediplomatja e BE, Kaja Kallas nga Tirana theksoi mbëhstetjen për Shqipërinë në rrugën drejt integrimit. Kallas tha se nuk ka rrugë të shkurtër drejt integrimit përveç reformave. Ajo lajmëroi se do të lançohet edhe dialogu i parë BE-Shqipëri për sigurinë.

"Jeni në përputhje të plotë me politikën e jashtë të BE. Vendimi juaj për të zbatuar sanksionet e BE kundër Rusisë, bashkë me mbështetjen tuaj humanitare e politike që i keni dhënë Ukrainës tregon përkushtim tuaj ndaj vlerave të BE. Në aspektin politik kjo nuk është gjithmonë e lehtë për tu bërë. Jeni të vlefshëm sa i përket bashkëpunimit në rajon. Bashkëpunimi ynë sjell të mira për të dyja palët tona. Për BE ne jemi të angazhuar për të fuqizuar marr më tej me Shqipërinë.

Një nga angazhimet e para që kam patur ka qenë nënshkrimi i partneritetit BE-Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen, ne sot di të shohim edhe frytin e saj të parë, pasi do të lancojmë edhe dialogun e parë BE-Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen, po e thellojmë më tej bashkëpunimin në sektorin e sigurisë. Duam ta zgjerojmë bashkëpunimin në fusha ta reja, si psh për të luftuar kërcënime hibride, të luftojmë terrorizmin. BE ka ofruar rreth 13 mln euro për të përmirësuar përgatitjen e FA në Shqipëri. Nuk ka ndonjë rrugë të shkurtër për të arritur në BE përveç përformancës së duhur në reforma", tha Kallas.