TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa eshte pyetur nga gazetaret nese rotacioni politik ngadaleson integrimin e Shqiperise ne BE, kryediplomatja e BE Kaja Kallas tha se të gjitha palët politike duhet të angazhohen në anëtarësimin në BE. Ndërsa kryeministri Rama tha se e vetmja forcë që mund ta bëjë këtë gjë është PS.
Kaja Kallas: Unë vij nga një vend që e ka kryer rrugëtimin e vet drejt BE dhe është tashmë shtet anëtar, Është qartë që në këtë rrugëtim duhet në fakt bashkëpunimi i të gjitha palëve sepse në fakt duhen zbatuar disa reforma shumë të vështira, që duhen zbatuar plotësisht dhe për këtë duhet mbështetje e përkrahje e plotë. Ajo që kuptoj unë këtu është që në Shqipëri qytetarët e anë dhënë mbështetjen e tyre, përkrahjen e tyre në rrugëtimin e Shqipërisë dhe anëtarësimin e saj ne BE.
Një mbështetje e gjerë dhe kjo është gjë që shqiptarët duan ta arrijnë, për këtë duhen reforma të vështira që kërkojnë mbështetjen e të gjithëve në shoqëri Ky është obejkti përfundimtar, jo thjesht reforma por edhe zbatimi i tyre që kërkon mbështetje të plotë të partive politike.
Edi Rama: Para disa kohës i bëtë një pyetje ambasadorit të BE, pastaj disa pasqyra e morën përgjigjen që ishte më normalja e mundshme nga ambasadori dhe e kthyen sikur ambasadori kishte thënë që deklaratat e mia nuk janë në përputhje me çfarë mendon BE. Nuk e di çfarë prisni ju kur pyesni BE lidhur me çfarë ndodh këtu në aspektin elektoral. përgjigja është e vetmja dhe e ditur, BE nuk vendos kush fiton apo humbet zgjedhjet në Shqipëri.
Kjo është elementare, por nga ana tjetër ajo që unë them dhe përsëris është se nuk ka një forcë tjetër që e kryen dot këtë mision. Nuk e përcakton BE dhe nëse mendojnë s’kanë për ta thënë ndonjëherë. Pyetje pa lidhje, por e kuptoj se është për konsum. Jam i bindur se do të lexoj nëpër pasqyra se zëvendës presidentja e Komisionit tha që...Kjo puna juaj, jemi vend i lirë dhe demokratik. Më 11 maj do të thoni atë që thonë qytetarët.