TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy” tregoi se është sulmuar faqja që krijoi videon e animuar që ironizonte Berishën, Bashën dhe Lapaj.
Rama: Humori im bezdis kundërshtarët e mi. Unë nuk shaj, nuk ngre e ul njerëzit: O kriminel, o mafioz. Kto janë forma barbare komunikimi.
Më pëlqen të përdor satirën. Para disa ditësh është postuar në këtëq faqe një episod i një krijimi të dy të rinjve që ma kanë dërguar me dëshirë që ta postoj, një teatër kukullash i lezetshë.
Për të dhënë një mesazh kuptimplotë. Dhe është sulmuar faqja nga një tufë e madhe kandidatësh të një subjeti politik, nga këta të rinjtë.
E vetmja gjë që kuptoj nga ai sulm i organizuar të deputetëve të subjektit të ri politik, është vjetërsia e mendjes së tyre. Kush nuk është në gjendje të kuptoj as humorin as satirën nuk duhet të meret me politikë.
Sepse është shumë i rrezikshëm nëse nuk e përballon dot humorin dhe satirën. Unë qeshja me lot kur më imitonin. Humori është një mënyrë komunikimi shumë serioz.