AKTUALITET, 8 Prill 2025, 10:43

Kallas: Vlerësoj këshillat për situatën në Ballkanin Perëndimor. S’mund të ketë ecuri pa normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Kallas: Vlerësoj këshillat për situatën në Ballkanin

Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas foli për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi.

Në konferencën për shtyp me kryeministrin Rama, Kallas tha se është e rëndësishme që të ketë ecuri në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy vendeve.

“Diskutuam edhe zhvillimet në rajon, vlerësoj shumë këshillat, komentet që kë keni dhënë në situatën në Ballkanin Perëndimor.

Ajo që është e rëndësishme mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy vendeve.

Do të shkoj pasdite në Bosnje dhe do të takohem me palët atje që të qartësohet situata. Jam mirënjohëse që jam këtu dhe mezi pres të rikthehemi për takimin e komitetit politik.”, u shpreh Kallas