TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot në orën 10:00 Kuvendi ka nisur seancën plenare ku në fokus janë akti normativ për buxhetin e vitit 2025 dhe ndryshimet në Kodin Penal.
Luçiano Boçi ka folur i pari teksa ka ngritur pretendime se përfshirja e 19 projektligjeve në një seancë të vetme nuk është normale.
“Kjo është ta bukosësh Parlamentin. janë 19 projektligje, hajde shtojmë seancat. Janë projektligje që kërkojnë debat, nuk mund të kalojnë kështu” – tha Boçi.
Ai shtoi se Kuvendi po çmendej dhe kjo nuk ishte normale, ndërsa propozoi edhe shtimin e seancave me qëllim që projektligjet të shqyrtoheshin me radhë dhe me kujdes.
“Ky Kuvend po kthehet në hapësirë të çmendur. Ky parlament po bëhet i çmendur dhe qesharak. 19 projektligje brenda një seance është sa për të kaluar radhën, sa për të gënjyer shqiptarët. Kjo është për ta bukos parlamentin, për t’i marrë frymën, ky nuk është Parlament. Le të shtojmë seancat e t’i kalojmë me radhë. Projektligjet për dhunën, për median etj., të gjitha duan debat”, tha deputeti.
Në fund ai apeloi për shtim të seancave dhe që parlamenti të mos çmëndej më.
“Shtoni seancat, ka qenë kërkesë edhe e jona në Konferencën e kryetarëve, mos e çmendni këtë parlament”.
Ndërkohë Taulant Balla tha se: “edhe pse duket sikur kemi bërë ndonjë marrëveshje, bazuar në rregullore, do të kërkoja shtyrjen e 4 projektligjeve të përfshira në rendin e ditës për seancën pasardhëse. Duhet lehtësuar kalendari i sotëm”.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kërkoi që 4 prej pikave të rendit të ditës së sotme, të kalojnë për shqyrtim në seancën e ardhshme me qëllim për të lehtësuar dhe agjendën e ditës së sotme. Një kërkesë për lehtësim të agjendës erdhi nga pala demokrate, konkretisht nga deputeti Luçiano Boçi, i cili tha se shumë projektligje kërkojnë debat.
"Ndoshta do duket sikur kemi bërë ndonjë marrëveshje, po edhe në funksion të asaj që tha kolegu, bazuar në rregullore, do të kërkoja shtyrje për 1 javë të shqyrtimin e 4 projektligjeve në rendin e ditës. Janë projektligje që duken rakorduar fjalë për fjalë për KE dhe i propozoj seancës që projektligjet:
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8874, datë 29.3.2002, “Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope”;
Projektligji "Për disa shtesa në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, "Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope", të ndryshuar;
Projektligji "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike";
Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10221, datë 04.02.2010 "Për mbrojtjen nga diskriminimi”;
Kemi sjellë dy kërkesa për një shtesë për përbërjen e komisioneve të përhershme dhe përcaktimin e anëtarëve zëvendësues”, tha Balla.
Axhenda e plotë:
I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare të datës 27.1.2026, ora 10:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19.1.2026.
2. Njoftime.
3. Akti normativ nr. 11, datë 19.12.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar.
4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente”.
5. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin për Pronësinë Intelektuale, Burimet Gjenetike dhe Njohuritë Tradicionale të Lidhura me To, bërë në Gjenevë, më 24 maj 2024”.
6. Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 5/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore “Për aspektet tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale”.
7. Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 6/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore “Për lehtësimin e tregtisë së shërbimeve të ofruara nga agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë””.
8. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për ndalimin e tregtisë së paligjshme në produktet e duhanit”.
9. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
10. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
11. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
12. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar.
13. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8874, datë 29.3.2002, “Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope””.
14. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të ndryshuar.
15. Projektligji “Për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje”.
16. Projektligji “Për lobimin në Republikën e Shqipërisë”.
17. Projektligji “Për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit, të komponentëve të tyre kryesorë dhe të municioneve”.
18. Projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.
19. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.
20. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”.
21. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
22. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.