AKTUALITET, 26 Janar 2026, 23:13

“Fjalimi në Knesset, skandaloz”, Laçi: Vizita në Izrael i shërben Ramës për betejën me SPAK-un dhe për një vizitë në SHBA

“Fjalimi në Knesset, skandaloz”, Laçi: Vizita në

Analisti Marlind Laçi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se Rama po e shfrytëzon vizitën zyrtare në Izrael në betejën e tij me drejtësinë e re dhe për të lobuar për një vizitë në SHBA. Laçi e cilësoi skandaloz fjalimin e Ramës në Knesset. 

“Netanjahu ka shkaktuar në gaza rreth 80 mijë viktima, rreth 20 mijë fëmijë të vrarë dhe pjesa tjetër të moshuar dhe gra. Kemi të bëjmë me një person i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Gazë.

Nga ana tjetër kemi një kryeministër, kryeministri Rama, i cili po kryen dita-ditës një etnocid në Shqipëri. Pra, jemi vetë dëshmitarë se në çfarë katastrofe, qoftë ekonomike, por qoftë edhe në raportin e burimeve njerëzore ndodhet Shqipëria.

Ramës i shërben kjo vizitë vetëm për çështjen e drejtësisë, sepse ndihet i rrezikuar nga drejtësia dhe SPAK-u.

Nga ana tjetër, i shërben për marrëdhëniet e tij relativisht të ngrira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pretendon që ky lobi zionist, ky zionizëm ndërkombëtar që ekziston të lobojë për prezencën e Kryeministrit Rama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga ana tjetër, edhe vetë fjalimi i Edi Ramës ishte skandaloz, realisht, sepse u shpreh që shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë vetëm se ishin hebrenj. Vërtetë, shqiptarët është një moment krenarie kombëtare që neve vërtetë i shpëtuam hebrenjtë, por nuk i shpëtuan, sepse vetëm se ishin hebrenj, por sepse ata ishin viktima.

Në këtë rast, historia është rrokullisur. Sot, viktimat e gjenocidit më të pashembullt dhe më të dokumentuar në historinë e njerëzimit janë palestinezët.

I shërben personalisht, por Shqipëria rrezikon në një skenar të dytë që mund të ndodhë në qoftë se vërtetë Benjamin Netanjahu arrestohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës. Unë gjykoj se do të kemi të bëjmë me një kastë gjyqësore si ajo e Nurembergut që ndodhi pas rënies së nazizmit dhe sigurisht Shqipëria do jetë pjesë e kësaj gjykate.

Me këto sjellje politike të papërgjegjshme që po mban, kryeministri Rama duke marrë në qafë të gjithë të ecurinë tonë si komb dhe si shtet, një shtet dhe një komb i cili nuk ka dhunuar askënd.

Dhe pse duhet të ndodhte kjo në këtë rast, kur dihet izolimi i Bashkimit Europian ndaj Benjamin Netanjahut dihet edhe marrëdhëniet e tij me vendet demokratike të botës, marrëdhëniet e ngrira. Në këtë aspekt, mund të duket eksperiment politik shkuarja në Izrael dhe sigurisht që po të shikosh listën e të ftuarve në Izrael, është kryeministri Rama, nesër shkon Milorad Dodik. E kuptoni se si po e përdor Benjamin Netanjahu Shqipërinë si një komardare shpëtimi diplomatik në raport me imazhin botëror. U ftua edhe Albin Kurti, por nuk pranoi të shkonte”- tha Laçi.