TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Mentor Nazarko replikoi me kryetarin e partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, i cili gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se Rama gjatë vizitës në Izrael ka turpëruar Shqipërinë, sepse është takuar me një kryeministër që kërkohet të arrestohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.
Nazarko tha se Rama e shfrytëzoi vizitën për të plotësuar nevojën e Izraelit për të thyer izolimin evropian, pas luftës në Gaza.
Pjesë nga biseda
Mentor Nazarko: Shqipëria ka marrëdhënie të posaçme me Izraelin. Pikëpamjet e Arlindit janë të dobishme, morale, puritane, por Shqipëria ka interes jetik të ketë marrdhënie me një fuqi kaq të madhe, që e ka demonstruar veten si mike dhe ndihmëse e Shqipërisë. Në qëndrimin e vet, vetëm në letërsinë e realizimit socialist, politikanët janë 100% të bardhë apo 100% të zi. Për interesat e Shqipërisë, është vizitë e rëndësishme. Në qëndrimet kryesore të Ramës, vizitë që izraelitët e trajtuan Ramën si një kundërpeshë ndaj izolimit europian, duket se Rama nuk përqafoi tezat kryesore të pozicionit izraelit, por foli për zgjidhje me dy shtete. Nuk bëri kritika ndaj Izraelit, por ama foli për vuajtjet e popullit palestinez, foli për drejtësi. Nuk mund të bësh vërejtjet për të zotin e shtëpisë në shtëpinë e tij. Rama e rriti, shfrytëzoi këtë nevojë të Izraelin për të dalë nga izolimi europian, për të rritur vizibilitetin e Shqipërisë por edhe për marrëveshje. Shqipëria shfrytëzon, një lloj kapitali kombëtar, të trashëguar që në kohët e hershme, që në mesjetë. Rama e përmendi përdjekjen e hebrenjve.
Me Izraelin, pavarësisht izolimit europian, të gjithë palët vijojnë të bëjnë biznes. Nuk shoh arsye pse mbi bazë të puritanizmit moral… Shtetet e ndërtojnë marrëdhënien mbi bazë interesash. Rama foli me vlerësime të larta edhe për Turqinë, edhe për shtetet arabe, duke u ofruar edhe si një lloj ure midis Izraelit dhe vendeve arabe.
Arlind Qori: Qëndrimi që po mbaj unë nuk është puritan dhe as moral, por qëndrim që rrjedh nga ligji, nga e drejta ndërkombëtare. Unë nuk po jap opinionin tim për Netanyahun apo Izraelin. Po i referohem të drejtës Ndërkombëtare dhe organizatave të të drejtave të njeriut. Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie me Izraelin, madje konsensusi mbarëbotëror ka qenë ai i dy shteteve në kufij të njohur ndërkombëtarisht. Ky ka qenë qëndrimi i të gjithë palëve. Kam përshtypjen që haptazi fare, edhe shteti i Izraelit, Netanjahu me shokë nuk e përjashtojnë në parim lindjen e shtetit palestinez.
Ju i thirrët në ndihmë shembullit të Gjermanisë, Merz, por Gjermania ka një specifikë, një njollë turpi të përjetshme me hebrenjtë, pasi janë zhdukur 6 mln hebrenj, gjë që Shqipëria nuk e ka bërë, pasi këtu, për nderin tonë si popull kjo gjë nuk ka ndodhur. Antisemitizmi në Shqipëri nuk ka bazë historike. Shqipërinë e vogël nuk e akuzon askush dot për antisemitizëm, ndaj detyra e shtetit shqiptar është të thotë të vërtetën dhe të mos bëhet palë me politikanë që janë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.