TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Andi Tela, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, komentoi vizitën e kryeministrit Rama në Izrael.
Tela tha se me këtë vizitë, Rama injoroi ndjeshmëritë e popullit shqiptar me shumicë myslimane, por edhe më gjerë, të cilët kanë dënuar genocidin në Gaza.
"Nëse duam të kuptojmë është apo jo në interes të Ramës, mjafton të kujtojmë mënyrën si e anonçoi Rama vizitën, pathosin me të cilën tha të hënën jam në Parlamentin e Izraelit, do të flas pasi ka folur Trumpi, do të më presin me nderime.
Në atë moment, mënyra si kryeministri artikuloi vizitën e tij, tregon qartësisht se është një vizitë që i intereson Ramës, përballë një aleati që e konsideron të rëndësishëm, edhe në pikëpamjen e rëndësisë që ka në botë. Është i hapur në krah të Trump, që nga ana e vet po kërkon aleatë pro izraelit. Rama po bën atë që mendon se ka më mirë për veten. Për Shqipërinë, është vend me shumicë myslimane, dhe ndjeshmëria, edhe në pjesën e qytetëruar shqiptare, e kupton se çfarë ka ndodhur në Gaza. Nuk ka njeri të thotë është gjë normale, të gjtihë e kundërshtojnë dhe janë me viktimën.
Kryeministri vizitën e parë e bëri në vendin ku ndodhi masakra në fushën e festivalit. Në bllokun e Ramës në facebook ishin një mijë e ca komente, 90 e ca përqind ishin kundra Ramës, për mënyrën si kishte zgjedhur të niste vizitën. Kjo ka të bëjë me ndjeshmërinë shqiptare. Diskutimi nëse lideri duhet të dëgjojë ndjeshmërinë e popullit, mbetet në dorën e tij.
Në këtë rast, edhe SHBA i interson të ketë aleatë të deklaruar pro Izraelit. Shqipëria me atë që bëri Rama sot është e deklaruar. Ajo që vjen është irritimi që mund të shkaktojë në Shqipëri, mënyra si u ndërtua dhe çfarë u tha. Asksuh nuk është me Hamas, por sa më shumë shtohej numri i viktimave në Gaza, aq më tepër shtohej urrejtja këtu. Ka një disbalancë mes asaj që mendojnë shqiptarët dhe politikës shqiptare. Mbështesin Izraelin për shkak të SHBA.
Nuk e dimë edhe zoti Rama, si i ka marrëdhëniet me Erdogan, sepse edhe ai është një moment", tha Tela.