TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Hidhet shorti në gjykatën administrative të Tiranës për padinë e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Çështjen do ta shqyrtojnë gjyqtari administrativ i shkallës së parë Hazbi Balliu.
Veliaj kërkoi pavlefshmërinë e dekretimit të emërimit në detyrë të prokurorit të posaçëm Ols Dado, me pretendimin se nuk kishte ndjekur Shkollën e Magjistraturës.
Sipas Veliajt, emërimi i Ols Dados në vitin 2008 është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi ai, sipas pretendimeve, është emëruar prokuror pa kryer Shkollën e Magjistraturës, një kriter i domosdoshëm ligjor për ushtrimin e këtij funksioni.
Veliaj thekson se Dado ka kaluar nga statusi i noterit direkt në atë të prokurorit, pa përmbushur kushtet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi në atë kohë.
Në padi thuhet se ky emërim i paligjshëm ka sjellë pasoja të rënda institucionale dhe administrative, jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, por edhe për Republikën e Shqipërisë në tërësi.
Sipas kryebashkiakut, veprimet e ndërmarra nga Dado në ushtrimin e funksionit të tij si prokuror kanë ndikuar drejtpërdrejt në procese që lidhen me administrimin vendor dhe interesin publik.