TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analistët Mentor Nazarko dhe Marlind Laçi debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për vizitën e kryeministrit Rama në Izrael dhe përfitimet që ka vendi.
Ndërsa Nazarko e mbrojti vizitën edhe me ndihmën që Izraeli u ka dhënë shqiptarëve që në luftën e Kosovës në 1999, Laçi u shpreh se ky shtet i dha armë Serbisë për luftërat që bëri në Ish-Jugosllavi.
Debati
Nazarko: Vizita është me plota për një përfaqësues shteti. Rama ka përfituar në planin personal e ka përforcuar pozicionin personal. Shqipëria vitet e fundit ka marrë ndihmën pas sulmit të Iranin ndaj sistemeve digjitale.
Laçi: Nuk na ndihmoi pa para.
Nazarko: Së dyti është shteti që njohu Kosovën, kur disa vende arbe nuk e njohin.
Laçi: Jo, jo është spekulim. Kush janë këto shtete, përveç Iranit? Algjeria dhe Maroku.
Nazarko: Unë kam qenë në Konferencën e vendeve islamike dhe shumica nuk e njohin. Turqia është promotori kryesor dhe përmes saj e njohu edhe Siria. Palestina nuk njihet vetë, si mund ta njohë?
Nazarko: Shumica e vendeve islamike, t’i marrim me radhë.
Laçi: Po hajde t’i marrim me radhë. Të përmenda 10-15 shtete.
Nazarko: Palestina është një organizim parashtetëror.
Laçi: Nuk e njeh Autoriteti Palestinez, partia Fatah.
Nazarko: Izraeli ka qenë në krah të Shqipëri në momentet e fundit dhe në ndihmë të Kosovës, jo vetëm me marrëveshjen e normalizimit në Uashington, por ka qenë që në 1999 ku ndodhi eksodi që rrezikonte Kosovën.
Laçi: Ariel Sharon doli kundër ndërhyrjes së NATO-s.
Nazarko: Netanjahu doli dhe priti 102 refugjatë të Kosovës që erdhën me avion dhe u organizuan tubime me 50 mijë vetë në mes të Izraelit.
Laçi: Netanjahu po financon ushtrinë serbe se dërgon armë në Serbi. Ato nuk duhen për të vrarë serbë, por për të vrarë kroatë, boshnjakë dhe shqiptarë.
Nazarko: Shqipëria nuk ka fuqi që të vendosë drejtësi ndërkombëtare. Nëse thotë e majta që në rezonancë me të majtën evropiane të bëjë drejtësi ndërkombëtare kundër Amerikës, le ta bëjë kur të vijë e majta në pushtet. Shqipëria sot mori dekoratën më të lartë nga bota arabe, mori nga Izraeli dhe nuk mund të thuhet se ne jemi duke mbajtur qëndrim pro-zionist.