TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Ergys Mërtiri debatoi me ish-deputetin e PD-së, Myslim Murrizi, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për nismën e marrë nga një forum i shoqërisë civile që sot mori iniciativën që të bashkojë faktorët opozitarë kundër Ramës. Ndërsa Murrizi e krahasoi me një forum të vitit 1997, Mërtiri iu përgjigj se përfaqësues të tij, pedagogu Ermal Hasimja, nuk kanë "asnjë gjynah mbi supe".
Pjesë nga debati
Murrizi: Sot pashë një forum tjetër dhe mu kujtua Forumi për Demokraci në 1997, që i bënte thirrje PD që të shkonte te këta.
Mërtiri: Pse i paragjykon? A kanë bërë gjë këta, kanë vjedhur, siç kanë bërë liderët e partisë tënde? Ata janë njerëz që mund t’i kritikosh sa të duash, por nuk bartin gjynahet e këtyre 35 viteve.
Murrizi: Ata kanë 12 vjet që janë kundër opozitës dhe mbrojnë Ramën.
Mërtiri: Po kush nga ata e mbron qeverinë? Nuk kam parë asnjë që të mbrojë Ramën. Kurrë!
Murrizi: Po që ta luftojnë e ke parë?
Mërtiri: Po, nuk kanë luftuar ashpër, por e kanë luftuar.
Murrizi: Kur? Më gjeni një deklaratë.
Mërtiri: Ermal Hasimjen sa herë ka dalë në studio e ka sulmuar Ramën. Nuk flet me gjuhën e Berishës, por kjo nuk e bën më pak opozitar. Madje këta që bëjnë si radikalë pastaj bëjnë pazare. I quani të gjithë ata që janë brenda opozitës, sikur janë me Edi Ramën.
Murrizi: Opozitë nuk mund të emërohesh nëse nuk ke njerëz nga prapa. Ti mund të kesh qejf edhe Arlindin edhe Shehajn, por aq vota kanë.
Mërtiri: Unë mund të mos kem asnjeri nga prapa, por flas, ç’rëndësi ka?
Murrizi: Po nuk përfaqëson opozitën, por veten tënde kur s’ke njeri prapa.
Mërtiri: Po ai bën ftesë që të ulen të gjitha palët.
Murrizi: Ai tha unë ftoj opozitën që të vijnë tek unë. U bë qendër e gravitetit.
Mërtiri: Po ka gjë të keqe që faktorë opozitarë, jashtë PD-së, opozitës-kukull që bën molotovë, që bën pazare me Ramën, a ka ndonjë gjë të keqe?