TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Takimi i tre përfaqësuesve të banorëve të “5 majit” me Edi Ramën prodhoi debat me tone të ashpra.
Një video e filmuar nga një prej banoreve tregon situatën e tensionuar brenda gjatë takimit. Vajza e quajtur Laureta Nikolla që filmon shprehet se kryeministri nuk i dëgjoi, ndërsa dy gra të tjera janë në këmbë duke debatuar ashpër me Ramën.
Pas takimit, Nikolla është shprehur për mediat se Edi Rama nuk iu ka dhënë asnjë shpresë për zgjidhjen e problemit, duke iu thënë vetëm që “do t’i merrni”, duke iu referuar shtëpive që iu shembën.
Ndërsa nën kryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku kishte treguar arrogancë.
“U përplasëm me Maznikun. Gjatë bisedës me kryeministrin, ai na tha vetëm ‘pusho, pusho’. Më tha mua ‘çfarë kërkon ti me atë kasolle?’ Nuk na dha asnjë shpresë, duke na thënë vetëm ‘do t’i merrni’.
Kërkova të filmoja takimin, por ndërhynë badigardët dhe nuk më lejuan, duke më thënë se ‘nuk lejohet filmimi’”, ka thënë banorja pas takimit me Ramën.
Edhe një personash tjetër e njohur në media për rezistencën e saj kur fadromat dhe policia po i prishnin shtëpinë, Nënë Liza zbuloi se ishte tejet skeptike në raport me premtimet e kryeministrit.
“Nuk besoj mor gjallë, i merr era. S’kam për të dalë nga shtëpia. Kontratën nuk e kam marrë. Dua kontratën me bashkinë, me vulë, me noter. Atëherë ulem unë.
Kur ta firmosë kryebashkiaku. Nuk e fal se nuk kam mundësi, I kam falur boll. I dua të gjitha metrat katrorë. Unë vilë e kam pasur. si kërkova vilë, por siç e kam pasur. E kam pasur në proces legalizimi.
Kontratën do e firmos kur të vijë kryetari i Bashkisë, ai e vendos. S’ka asnjë afat, asnjë garanci. Se kur do bëhet pallati se dimë. Kryeministri thotë; do e merrni. Por kur do e marrim? S’kemi marrë asnjë garanci.”, tha ajo.