TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit janë përplasur me efektivët që kishin krijuar një kordon sigurie para Kuvendit të Shqipërisë.
Blutë u kërkuan qytetarëve që të lironin rrugën, ndërsa këta të fundit bënë rezistencë.
Pjesë nga biseda:
Efektivi: Lironi rrugën
Banorët: Jo nuk ikim
Efektivi: A ka organizator kjo protestë?
Banorët: Jo nuk ka
Gazetari Bledar Marku: Meqë unë dola se jam organizatori, duhet të dini që…
Banorët: Nuk ikim, do kaloni mbi trupat tanë, hë përdor dhunën, përdore dhunën….
Banorët: Ti je ai i djeshmi, e dinë, je i djeshmi, guxo përdor dhunën.
Efektivi: Hapni rrugën.
Banorët: Deputetët të kalojnë lirshëm? Kush jeni ju që vini dhe shtyni banorët? Kush jeni ju? Ata deputetë, ata hajdutë të vijnë këtu dhe të përballen me në, s’i lëmë të kalojnë.