TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Bledar Marku ishte sot para Kuvendit duke protestuar bashkë me banorët e tjerë kundër shembjes së banesave.
Para kamerave, ai është shprehur se qytetarët kanë mbetur pa legalizim të banesave pasi u kërkohen shifra të majme nga pesë deri në dhjetë mijë euro për këtë gjë.
Pjesë nga biseda:
Bledar Marku: Askush prej atyre nuk është zaptues, të gjithë kanë kontrata shitblerje, por Balluku nuk i njeh këto gjëra. Pse janë vonuar legalizimet?
Sepse doni ryshfet në dorë, pesë apo dhjetë mijë euro.
Dikush i ka pasur mundësitë, dikush jo. Po të kishin vendosur këta parlamentarët nuk do të kishte asnjë person përpara këtij parlamenti.
Dhe ajo Spiropali që është deputetja e Paskuqanit…a ka ardhur t’ju takojë Spiropali?
Banorët: Jo, jo, veç Flamuri.