AKTUALITET, 10 Shkurt 2022, 11:14

Edi Rama reagon pas takimit me banorët e “5 Majit”

Edi Rama reagon pas takimit me banorët e “5 Majit”

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij pas takimit me banorët e tre lagjeve të cilët protestojnë për shembjen e shtëpive të tyre ka bërë me dije se qytetarët do të marrin mbështetjen e shtetit deri në ndërtimin e shtëpisë së tyre.

“‘Kemi pasur një bisedë intensive, dhe kam sqaruar atë që ka qenë e vërteta qysh ditën e parë.

E vërteta i ka të vështira rrugët këtu pasi ka shumë kthesa të qëllimshme. Për të gjithë banorët qoftë të zonës së 5 Maj, unazës të cilët janë të ndarë në dy kategori do të ketë një trajtim solidar njësoj siç u bë me ata që humbën shtëpinë nga tërmeti. Për ata që janë me certifikata pronësia zgjidhja është e qartë ose dëmshpërblim financiar ose me shkëmbim. Për ata që janë pa letra fare përsëri qasja është solidare, nuk është hedhja në rrugë.

U shpjegova se kanë marrë njoftim. Shtëpia që është pa leje prishet dhe familja merr kompensimin me shtëpi njësoj si ato që mbetën pa shtëpi nga tërmeti dhe deri në marrjen e shtëpisë paguhen më bonus qiraje“, ka thënë Rama.