AKTUALITET, 10 Shkurt 2022, 10:48

E quajti vettingun "projekt mafioz"/ Lulzim Basha "e dredh": Ja pse do ta votojmë vettingun sot!

E quajti vettingun "projekt mafioz"/ Lulzim Basha "e dredh":
Lulzim Basha

Lulzim Basha, është ndoshta politikani që e ka dredhuar më shumë, kur vjen puna tek çështjet e rëndësishme, ndër të gjithë politikanët shqiptarë. 

Së fundmi, nën trysninë e faktorit ndërkombëtaar, ai ka vendosur të votojë zgjatjen e vettingut, proces të cilin ai e kishte denoncuar si "një projekt mafioz" dhe një komplot që ia dorëzonte drejtësinë Edi Ramës. 

Sot, Basha u shfaq para kamera dhe pa u skuqur aspak, deklaroi se do të japë votën, duke mundësuar vijimin e këtij projekti, që e konsideronte një "komplot mafioz". 

"Ne nuk i japim votë PS-së. PS donte që vettingu ti kalonte KLP-së dhe KLGJ, që kontrollohen nga Rama dhe Agaçi.

Të paktën në rastet e vettingut sipas komisioneve, ndonëse edhe aty ndodhen pinjollë të mazhorancës, ka edhe ndërkombëtarë.

Ne sot, me ndihmën e partnerëve euroatlantikë dhe dua të falenderoj ambasadorës Kim dhe Soreca në veçanti...

Është vullnet i PD për të votuar për shkak se PD dhe aleatët tanë janë krah për krah", tha Basha. 

Ja çfarë ka deklaruar Basha për vettingun: