AKTUALITET, 10 Shkurt 2022, 10:19

Banorët e “5 Majit” i kërkojnë llogari Ramës, kryeministri: Vetëm tre veta të vijnë me mua

Banorët e “5 Majit” i kërkojnë llogari Ramës,

Kryeministri Edi Rama është ndeshur me banorët e 5 Majit në momentin që po futej në Kuvend, Banorët të revoltuar e kanë ndaluar dhe i kanë kërkuar llogari për shtëpitë e tyre duke i rikujtuar dhe premtimet që u ka bërë vetë Kreu i Qeverisë.

Nga ana tjetër, Rama kërkoi që me të në Kuvend të futeshin vetëm tre banorë. Madje një prej tyre e injoroi duke i thënë që ai mund të vijonte të bënte propagandë në televizor.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Po

Banorët: Nuk hyni ju zoti kryeministër, na keni premtuar, ku i keni premtimet që na keni bërë…

Edi Rama: Tani do të sqarohemi…

Banorët: Ku janë premtimet që na keni bërë, shteti po na nxjerr në rrugë…po na lë në rrugë.

Edi Rama: Kush do të vijë me mua tani?