AKTUALITET, 19 Nëntor 2025, 09:16

VIDEO/ Me dosje në dorë, Berisha mbërrin në SPAK. Do të pyetet për '21 Janarin' pas 15 vitesh, si person në dijeni

VIDEO/ Me dosje në dorë, Berisha mbërrin në SPAK. Do të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në SPAK.

Kryedemokrati do të pyetet pas 15 vitesh nga ngjarja, nga prokurorët për çështjen e 21 janarit.

Ai u pa teksa kaloi pragun e prokurorisë dhe në dorë mbante një dosje.

“Do të shkoj, nesër do të jem aty”, tha Berisha dje (18 nentor), duke e konsideruar si një hetim politik.

Kryedemokrati theksoi se më 21 Janar u tentua të pushtohej Kryeministria, teksa theksoi se ishte protesta më e dhunshme.

“PS kishte agjendë dhune, kuptohet pse përdoret dhuna”, tha ai, ndërsa u shpreh se Rama është përgjegjësi kryesor.

SPAK i dërgoi dy fletëthirrje në datat 3 dhe 7 nëntor. Pas refuzimit të së parës, SPAK ia dorëzoi të dytën në tre adresa (banesë, selinë e PD dhe Kuvend), por sërish nuk pranoi asnjërën.

Ndërsa herën e tretë SPAK ia dorëzoi Sali Berishës thirrjen në dorë, kur ai u paraqit për dosjen “Partizani”.