TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tetë persona nga bota e drogës dhe mafia shqiptare janë arrestuar në lidhje me një komplot për të vrarë prokurorin e përgjithshëm të Brukselit, kanë bërë të ditur prokurorët belgë. Arrestimet u kryen të martën (18 nëntor), pas bastisjeve në 18 lokacione, kryesisht në kryeqytetin belg.
“Në korrik 2025, prokuroria u informua nga policia e Brukselit për një komplot të mundshëm për të vrarë prokurorin e përgjithshëm të Brukselit. Të dyshuarit kryesorë duket se kanë precedentë të rëndë penalë të lidhur me trafikun e organizuar të drogës dhe mund të jenë aktivë brenda mafies kriminale shqiptare”, deklaroi prokuroria belge.
Brukseli është përfshirë vitet e fundit nga dhuna e lidhur me bandat e drogës dhe zyrtarët kanë thënë se më shumë se 100 nga rrjetet kriminale më të rrezikshme të Evropës janë aktive në Belgjikë.
Në shkurt të këtij viti, autoritetet u detyruan të mbyllnin stacionet e metrosë në kryeqytet, teksa ndiqnin dy të dyshuar pas një incidenti me të shtëna që përfshinte trafikantë droge.