AKTUALITET, 19 Shkurt 2025, 13:50

Vendimi i Ramës/ Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut Elbasan, në vend të tij emërohet Ilir Bejtja

Vendimi i Ramës/ Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut Elbasan, në vend

Këshilli i Ministrave ka shkarkuar Ali Mysliun si prefekt i Qarkut të Elbasanit dhe bë vend të tij është emëruar ish-zv.ministri i Energjisë Ilir Bejtja.

Vendimi:

V E N D I M

PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË ELBASANIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ali Mysliu, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Ilir Bejtja emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.