AKTUALITET, 19 Shkurt 2025, 11:20

Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një banesë private, humb jetën 35-vjeçari në Krujë

Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ka qenë duke punuar dhe ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, raporton gazetari Julian Shota.

35 vjeçari Ylli Xhaferri ka qenë duke punuar në ndërtimin e një banese private në fshatin Mazhë e madhe  dhe ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Menjëherë ai është dërguar në qendrën shëndetësore por pa shenja jete.

Është e paqartë ende se si ka rënë në korent 35 vjeçari, baba i 3 fëmijëve.