AKTUALITET, 19 Shkurt 2025, 13:12

Detaje nga hetimi/ Tentoi të vriste bashkëjetuesen më pas vrau veten, çifti kishte debate dy javët e fundit! Anila kërkoi ndarjen, Kolë Manaj nuk pranoi

Detaje nga hetimi/ Tentoi të vriste bashkëjetuesen më pas vrau

Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën një ditë më parë ka lënë pas shumë enigma. Pas 5 vitesh bashkëjetesë Kolë Manai, 34 vjeç zgjodhi t’i jepte fund historisë së dashurisë ne Anila Prendushi (Ndoka) 44 vjeç.

Burime pranë grupit hetimor në policinë e Shkodrës bëjnë me dije se janë marrë ne pyetje familjarë të Anilës dhe bashkëpunëtorë të saj pasi ajo punonte si psikologe pranë një OJF në Qendrën Komunitare nr.5 aty ku ka ndodhur edhe krimi makabër.

Mësohet se 34 vjeçari ka shkuar në këmbë pranë zonës ku ndodhi ngiarja ndërkohe që Anila ka zgjedhur që bisedën me bashkëjetuesin ta bëjë në makinë. Ato kishin disa ditë që kishin pasur grindje pasi Anila donte t’i jepte fund kësaj marrëdhënie, kërkesë kjo e cila nuk është pranuar nga Kola.

Në kushte të rënduara psikologjike ky i fundit ka debatuar ne makine me bashkëjetuesen dhe ne debat e sipër me armën tip pistoletë ka qëlluar në kokë 44 vjeçaren duke menduar se e ka lënë të vdekur, ka qëlluar edhe veten duke gjetur vdekjen.

Policia ne mjet ka sekuestruar armen e zjarrit dhe telefonat e autorit dhe të plagosurës.

Kanë qenë banorë të zonës ato të cilët kanë njoftuar policinë për ngiarjen e rëndë.

Debatet sipas dëshmive të policisë Shkodër kishin rreth dy javë kishin nisur mes çiftit të bashkëjetuesve.

Anila dhe Kola kishin 5 vite që bashkëjetonin me njeri tjetrin ne banesën e Kolës ku jetonte edhe babai i tij dhe djali i Anilës 9 vjeçar.

Tragjedia ndodhi paraditen e 18 shkurtit, në lagjen Mark Lula në Shkodër, në zonën e njohur si ish-fusha e druve. Çifti u gjet brenda makinës Volksëagen Touran, në pronësi të gruas së plagosur.  Në brendësi të makinës, policia gjeti pistoletën me të cilën 34-vjecari, Kol Manaj qëlloi partneren e tij, e më pas veten. Policia tha se 34-vjeçari humbur jetën në vend, ndërsa 44-vjeçarja është në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës, me plagë në kokë.