TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi grupin kriminal të goditur ditën e djeshme në Tiranë, të cilët shisnin lloje të ndryshme drogërash në kryeqytet, ndërsa u lëshuan 34 urdhër-arreste dhe u ekzekutuan 27 prej tyre.
Referuar burimeve për media, një pjesë e personave të arrestuar ushtronin profesionin si taksist, një metodë që ata përdornin rëndomtë për të transportuar drogën nga një zonë në një tjetër duke mos tërhequr aspak vëmendjen. Gjithashtu ata përdornin dhe skutera si një mjet i shpejtë.
Sipas informacioneve të policisë, një dozë 0.8g kokainë, tregtohej për vlerën 700-800 lekë, ndërsa doza më të vogla si 0.4g, shitej për 350 ose 400 lekë. Një dozë heroinë 0.3 g shitej në vlerën 1 mijë lekë dhe një qese hasash 500 dhe 1 mijë lekë. Droga ekstazi kushtonte 1500 dhe 25 mijë lekë për kokërr.
Autoritetet zhvilluan orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme një aksion blic në kryeqytet me qëllim goditjen e grupeve kriminale, arrestimin e personave me precedentë të mëparshme të përfshirët në trafikimin e lëndëve narkotike.
Si rezultat i hetimeve 2 mujore u lëshuan 34 masa sigurie “Arrest me burg” të dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”. Ndërkohë policia ka ekzekutuar 27 urdhër-arreste ndërsa vijon puna për kapjen e 7 personave të tjerë pasi gjatë opreacionit nuk janë gjetur në banesa.
Gjithashtu gjatë ditës së sotme është arrestuar dhe një tjetër person i shpallur në kërkim ditën e djeshme si i përfshirë në këtë grup kriminal.
27-vjeçari me iniciale G. G., u arrestua në Tepelenë i akuzuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
"27-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se ka shitur lëndë narkotike Kokainë, Heroinë, Ekstazi dhe Cannabis Sativa, në zona të ndryshme të qarkut Tiranë", njofton policia.