AKTUALITET, 19 Shkurt 2025, 11:25

Dibër/ U përfshinë në sherrin e dhunshëm, AMP merr masa ndaj dy vëllezërve policë: Akuzohen për vetëgjyqësi

Dibër/ U përfshinë në sherrin e dhunshëm, AMP merr masa

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Rajoni Kukës-Dibër, ka ndaluar punonjësin e policisë Avni Uka, me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Dibër, i dyshuar për shpërdorim detyre.

Ndërkohë, punonjësi tjetër i policisë Sulltan Uka, patrullë pranë Komisariatit të Policisë Mat, është proceduar në gjendje të lirë për veprat penale “Prishje e qetësisë publike” dhe “Vetëgjyqësi”.

Hetimet kanë zbuluar se dy efektivët, të cilët janë vëllezër, janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm me shtetasin Avni Uka në qytetin e Burrelit. Përplasja, e nisur për motive të dobëta, ka degjeneruar në veprime të rrezikshme për shëndetin e të përfshirëve.

AMP po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të marrë masat e nevojshme ligjore ndaj të dyshuarve.