AKTUALITET, 19 Shkurt 2025, 12:39

Dy deputetë u tërhoqën nga gara e primareve, reagon kreu i PD: Ata kanë besimin e plotë të Sali Berishës për çdo iniciativë!

Dy deputetë u tërhoqën nga gara e primareve, reagon kreu i PD:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas tërheqjes së dy deputetëve demokratë nga gara e primareve të PD.
Bëhet fjalë për Ferdinand Xhaferrajn dhe Helidon Bushatin të cilët njoftuan se nuk do të marrin pjesë në garën e primareve.

Lidhur me këtë Berisha tha se këta dy deputetë dhe çdo deputet tjetër kanë besimin e plotë të tij për çdo iniciativë që ta marrin dhe se ai respekton vendimin e tyre për t’u tërhequr nga gara.

Berisha: Së pari unë shpreh konsideratat e mia për të dy deputetët për rolin dhe kontributin e tyre të pamohueshëm në PD. Garantoj se unë bashkëpunimin me ta sot në të ardhmen e konsideroj të çmuar, po kështu edhe për cilido që merr kete verpim.

Këta 2 deputetë dhe të tjerë kanë patur dhe kanë besimin e plotë të Berishës për çdo iniciativë që kanë marrë.
Edhe në thelllësi të territ të diktaturës për mua liria ka qenë e drejta për të zgjedhur atë që do individi.