AKTUALITET, 19 Shkurt 2025, 13:01

Reagimi/ Heqja e ‘non gratës’ nga SHBA, Berisha për ekipin e LaCivita: Kompania e kontraktuar për zgjedhje s'ka asnjë tagër për qëllime lobimi

Reagimi/ Heqja e ‘non gratës’ nga SHBA, Berisha për ekipin

Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë një konference për media, është shprehur se kompania amerikane e kontraktuar për të drejtuar fushatën e PD-së për zgjedhjet e 11 majit, nuk ka asnjë tagër lobimi.

Kjo sipas tij, do të thotë që ekipi i Chris LaCivitas, është kontraktuar për fushatën, jo për heqjen e non gratës nga SHBA.

“Nuk ka kompania e kontraktuar për zgjedhje, nuk ka asnjë funksion dhe lidhje si kompani lobimi.

Në vendin e vetë këto kompani, ose këto veprimtari, janë me kuadër të ndryshëm ligjor. Nëse shkoni të konferenca e parë, ua kam sqaruar se kjo kompani nuk ka asnjë tagër për qëllime lobimi”, tha Berisha.