AKTUALITET, 19 Shkurt 2025, 11:49

Tragjike/ Punonjësi i policisë së burgjeve gjendet i vetëvrarë me armë zjarri në banesë, ja çfarë dyshohet. Mister shkaku

Tragjike/ Punonjësi i policisë së burgjeve gjendet i

Një efektiv policie është gjetur i vrarë me armë zjarri në banesën e tij në rrugën “Shefqet Musarai”, në kryeqytet.

48-vjeçari me iniciale G. A., dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërsa viktima është punonjës policie i burgjeve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi G. A, rreth 48 vjeç, punonjës policie i burgjeve.

Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave për të dy rastet.