NË FOKUS, 23 Dhjetor 2021, 14:11

Thellohet skandali, del edhe lista me pagat e shqiptarëve për muajin prill 2021

Thellohet skandali, del edhe lista me pagat e shqiptarëve për muajin

Vijon të zgjerohet skandali me publikimin e pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë.

Vetëm një ditë pasi u shpërnda në aplikacionin WhatsApp, dokumenti me pagat e shqiptarëve për muajin janar të vitit 2021, sot ka dalë dalë në qarkullim edhe lista me pagat për muajin prill 2021, muaj kur u zhvilluan edhe zgjedhjet parlamentare. 

Edhe lista e muajit prill është format e ngjashme me atë të parën, e eksportuar në programin “Exel”.

Ajo përmban të dhëna sensitive si numri ID, Nipt-i i biznesit, emër mbiemër dhe paga e punonjësve. 

Ajo që bie në sy është se kjo databazë ka disa ndryshime si në pagë, por edhe në të dhëna të tjera.

Lista e muajit prillit ka rreth 60 mijë punonjës më shumë sesa ajo e muajit janar, çka sugjeron se mund të ketë patur punësime që lidhen me zgjedhjet e 25 prillit.