TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rezart Kthupi, një nga përfaqësuesit ligjor të grupimit të Alibeajt, në fjalën e tij për mediat jashtë godinës së Gjykatës së Apelit ka deklaruar se vendimi i marrë në Gjykatës së Shkallës së Parë nga gjyqtari Agron Zhukri nuk ekziston më dhe se çështja është rikthyer në Shkallën e Parë për rigjykim.
Kujtojmë se vendimi i Shkallës së Parë njihte Komisionin e Rithemelimit si legjitim për drejtimin e PD.
“Vendimi i gjyqtarit është nul do rikthehemi për rigjykim. Vendimi Zhukri nuk ekziston më. Organet legjitime të PD janë ato që përcaktohen nga Statuti. Kryetari i PD është ushtruesi i detyrës, Enkelejd Alibeaj”, tha ai.