AKTUALITET, 6 Maj 2022, 11:49

Aksident në Shkodër, humbin jetën dy turistë

Aksident në Shkodër, humbin jetën dy turistë

Waldemar Makowski dhe Marta Makowska kanë gjetur vdekjen në vendin tonë. Ditën e sotme, turistët nga Polonia raportohet se u përfshinë në një aksident në aksin rrugor Shkodër-Tiranë, në fshatin Kryebushat.

Ata ishin duke udhëtuar me motor e për pasojë janë përplasur për vdekje nga një mjet.

Dy turistët e huaj po udhëtonin me një motor dhe janë përplasur me një mjet ngjyrë të zezë. Ata ishin nisur në drejtim të Lezhës, ndërsa drejtuesi i mjetit ishte duke u futur në Shkodër.

Drejtuesi i mjetit tip ‘Volkswagen’ është shoqëruar në komisariat.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të hetuar rrethanat e plota të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:20, në rrugën nacionale Shkodër – Lezhë,  në vendin e quajtur “Kryebushat”, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin D. Gj., 27 vjeç, është përplasur me një motomjet, në të cilin udhëtonin 2 shtetas të huaj polakë (turistë).

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi Ë. M., 45 vjeç dhe pasagjerja në motomjet, shtetasja M. M., 42 vjeçe.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Gj., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale. Nga kryerja e alkool-testit ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit D. Gj., ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool.