AKTUALITET, 18 Prill 2023, 12:13

“Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE”/ Ministri kroat në Tiranë: Duhet të forcojmë më tej bashkëpunimin

“Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në

Ministrja për punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe homologu i saj kroat, Grilc Radman në një konferencë për mediat kanë folur në lidhje me bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ministri kroat tha se të dyja vendet si anëtare të NATO-s kanë pasur lidhje të forta bashkëpunimi dhe se Kroacia mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Sakaq shtoi se do ishte shumë mirë nëse do të realizohej një linjë ajrore direkt mes dy vendeve, si dhe rëndësia për të mbrojtur detin Adriatik nga ndotja është shumë e madhe.

“Dy aleate vende të NATO-s gjithmonë kemi pasur lidhje të forta, gjatë çdo takimi në Shqipëri, Kroacia ka vazhduar të mbështesë anëtarësimin e vendit në BE.

Kroacia është gati të ofrojë mbështetje teknike dhe politike të Shqipërisë për të transmetuar të gjithë përvojën e saj. Bashkëpunimi ynë në ekonomi është në trend rritës. Sigurisht mund të arrijmë shumë më tepër nëse forcojmë më tej bashkëpunimin tonë, pasi jemi vende fqinje.

Vendi Adriatik ka rëndësi të madhe për të dyja vendet tona, mbrojtja nga ndotja dhe infrastruktura ajrore do të risë më tepër bashkëpunimin ekonomik dhe do i bëjë njerëzit më të afërt. Nëse do të realizojmë një linjë ajrore direkt mes Shqipërisë dhe Kroacisë do të ishte më mirë”, tha ai.