AKTUALITET, 18 Prill 2023, 12:00

'Nisma Thurje' çel fushatën zgjedhore, Endrit Shabani: Të nxjerrim në pension klasën politike 33-vjeçare

'Nisma Thurje' çel fushatën zgjedhore, Endrit Shabani:

Nisma Thurje ka nisur ditën e djeshme fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 Majit.

Në hapjen e fushatës, kreu i nismës Thurje Endrit Shabani u shpreh se synimi në këto zgjedhje është të nxjerrin në pension klasën politike 33 vjeçare, të cilët e kanë sjellë vendin në pikën ku të rinjtë nuk e shohin më të ardhmen në vendin e tyre.

Ai prezantoi kandidatët e Nismës Thurje për Këshillat Bashkiak, të cilët kanë moshën më të re nga të gjitha subjektet politike garuese në këto zgjedhje.

Gjithashtu, Pano Soko shpjegoi programin e Nismës Thurje këto zgjedhje duke shpjeguar nevojën që ka Tirana për të pasur një transport publik, duke theksuar nevojën për anulimin e koncesioneve që janë dhënë për urbanët.

Ai gjithashtu shpjegoi se synimi i Nismës Thurje është që duke shkuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës, të kërkojë uljen e çmimit të ujit të pijshëm, si dhe të hetojë se çfarë është bërë me paratë që u mblodhën për të siguruar 24 orë ujë pa ndërprerje.