AKTUALITET, 10 Mars 2025, 23:23

"Veliajn e keni në burg, a ju dëmton kjo?"/ Blendi Klosi: Edhe i dëmton punët, por janë nënkryetarët aty...

"Veliajn e keni në burg, a ju dëmton kjo?"/ Blendi Klosi:

Ylli Rakipi ka pyetur Blendi Klosin lidhur me faktin që Erion Veliaj ndodhet në burg dhe a i dëmton burgosja e tij punët e bashkisë, siç po thonë mediat pranë kryebashkiakut. 

Klosi, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, deklaroi se nuk komenton proceset e drejtësisë, por për punët e Bashkisë tha se edhe mund të dëmtohen, megjithatë shtoi menjëherë se janë edhe nënkryetarët për ti kryer punët...

Biseda në studio: 

Ylli Rakipi: Kryetari i bashkisë në burg. A ju dëmton kjo gjë? 

Blendi Klosi: Është në paraburgim dhe në hetim. 

Ylli Rakipi: Dakord në paraburgim. A ju dëmton burgosja e Veliajt? Sot doli një lajm, që ka ndaluar ndërtimi i shkollave dhe kopshteve...

Blendi Klosi: Ajo që thamë kur u arrestua kryetari i bashkisë, nuk mundet dhe nuk ka logjikë për një rast që nuk ka lidhje me flagrancën, të merret nga zyra duke lënë punët të pa menaxhuara. Ky është një nga aspeketet. Punën e Bashkisë edhe siç është eksperienca dhe praktika, mund të vijonte hetimi dhe ne këtu nuk hyjmë fare te hetimi sepse kemi linjën që nuk gjykojmë hetimin. Ka të tjerë që e bëjnë. Nuk jam pjesë e këtij grupimi. Pjesën e punëve e dëmton, megjithëse nënkryetarët janë bërë si një bord drejtues. Kjo që thatë ju mund të jetë një nga aspektet.

Ylli Rakipi: Gjithë Tirana gjëmon me ndërtime, kanë mbetur vetëm këto kopshtet pa bërë?

Blendi Klosi: Zhvillimi ekonomik i vendit, rritja e fuqisë së pronës...

Enton Abilekaj: Kot nuk e ka emëruar ai Sekretar të Përgjithshëm, ka aftësinë të mbrojë edhe Veliajn.