TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjyqtari Engert Pëllumbi do të vendosë nesër nëse kryebashkiakut Veliajt do t’i ndryshohet masa, apo do të vijojë të qëndrojë në paraburgim. Gazetari Xhevahir Zhabina deklaroi në emisionin “Të Paeskpozuarit” në MCN TV, se Pëllumbi është gjyqtari që çoi në burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se ka treguar integritet edhe nën presion.
“Engert Pëllumbi ka gjykuar çështjen e Saimir Tahirit. Hoqi mundësinë e Tahirit për t’ia ndryshuar dënimin në shërbim prove. Ai hoqi nenin 59 dhe Tahiri shkoi në burg. Ai është personi që i riktheu Berishës një masë sigurie, ai vendosi ta rikthejë në mase sigurie duke u paraqitur një herë në muaj.
Ai ka treguar se në presione të mëdha ka ditur të japë vendim bazuar në prova dhe fakte. Nesër është dita e madhe e provës. Duke parë se çfarë ka ndodhur dhe arsyet pse Prokuroria e Posaçme do ta mbajë në qeli, mendoj se do ta ketë shumë të vështirë Veliaj për t’u ndryshuar masa”- tha Zhabina.