TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeredaktori i MCN TV Leonard Mitro i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” e pyeti sekretarin e Përgjithshëm të PS-së Blendi Klosi, se sa do të ndihmojë task-forca e SPAK për hetimin e krimeve elektorale, që PS të shkëputet nga lidhjet me krimin, siç ka ndodhur më parë, duke përmendur rastin e deputetit të Durrësit, Jurgis Çyrbja. Klosi u përgjigj që PS-ja në 12 vite ka bërë shumë për të pastruar politikën.
Pjesë nga biseda
Leonard Mitro: Sa do t’u ndihmojë ju task-forca e SPAK-ut që të shkëpusni lidhjet me botën e krimit dhe grupet kriminale, sepse keni një deputet në burg, deputetin e Durrësit Jurgis Çyrbja, që ishte vendosur aty nga grupet kriminale?
Blendi Klosi: Sa i përket asaj që ka bërë PS në këto 12 vjet kemi bërë ligjin e dekriminalizimit, formularët e vetëdeklarimit ku kryetarë bashkish janë djegur për gjëra fare minore. Ne kemi bërë disa hallka për të pastruar politikën dhe vendimmarrjen e individit që forca të tjera nuk e realizojnë. Zotërinjtë që kemi përballë nuk e bënin. Sali Berisha nuk i lejonte prokurorët të merrnin gardistët. Çdo figurë e PS do të deklarojë pastërtinë e figurës së tij. Nëse ka patur rekorde kriminale nuk do të kandidohet.
Andi Tela: Edhe këtë do ta merrni? Se e ka bërë PD-ja.
Blendi Klosi: Krijimi i reformës në drejtësi, i SPAK është vullnetit të PS-së. Ju garantoj që ky proces si çdo proces që ka administruar PS-ja, do të jetë i ndershëm dhe pa incident.