AKTUALITET, 10 Mars 2025, 18:28

Masakra e Urës Vajgurore, burg përjetë Fran Marashit, i përfshirë në vrasjen e disa policëve

Masakra e Urës Vajgurore, burg përjetë Fran Marashit, i

Pas një procesi gjyqësor të gjatë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur Fran Marashin fajtor për disa krime të rënda, duke e dënuar atë me burgim të përjetshëm për veprat e tij.

Marashi është dënuar për krijimin e një bande të armatosur dhe organizatë kriminale, vrasje të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe tentativë vrasje, ndërsa gjithashtu është i akuzuar për heqjen e paligjshme të lirisë.mNë përfundim të gjykimit, i kryesuar nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Flojera Davidhi, Fran Marashi është shpallur fajtor për:

-Krijimin e bandës së armatosur dhe organizatës kriminale (10 vjet burgim),
-Vrasjen me dashje të viktimave të shumta, përfshirë punonjës të policisë (burgim të përjetshëm),
-Tentativë vrasje të dy viktimave (35 vjet burgim për secilën tentativë),
-Heqjen e paligjshme të lirisë (8 vjet burgim).

Marashi, i cili u akuzua për pjesëmarrje në një bandë kriminale dhe vrasje të shumëfishta, përfshirë vrasjen e katër punonjësve të policisë, do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, gjykata e shpalli Marashin fajtor për një sërë akuzash, duke e dënuar atë me një dënim me burgim të përjetshëm pas bashkimit të dënimeve të ndryshme.