AKTUALITET, 7 Maj 2022, 20:29

Vdekja e Ilvi Metës, qytetarët ndezin qirinj në gjithë vendin/Foto

 

Vdekja e Ilvi Metës, qytetarët ndezin qirinj në gjithë

Në Kavajë, Korçë, Fier, Kukës e Mirditë, shumë qytetarë janë grumbulluar në komisariate dhe po ndezin qirinj. Partia Demokratike ka bërë me dije se protesta do të jetë e heshtur. Nën moton ‘Stop vrasjes në komisariate’, të rinj, burra e gra janë mbledhur në komisariatet e qyteteve dhe kanë ndezur qirinj. Në Tiranë, qirinjtë do të ndizen tek Kryeministria. Pjesë e kësaj proteste të heshtur do të jetë edhe Belind Këlliçi e deputetetë të tjerë të Partisë Demokratike.

Ne orën 20.00 pranë të gjitha komisariateve të policisë në të gjithë vendin u ndezen qirinj në një protestë të heshtur paqësore nën moton “Stop vrasjes në komisariate”. Në Tiranë qirinjtë u ndezën tek Kryeministria. 


Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në këtë protestë duke kërkuar drejtësi për të gjithë të ndaluarit në komisariate.

 

.Vdekja e Ilvi Metës, qytetarët ndezin qirinj në gjithë

Vdekja e Ilvi Metës, qytetarët ndezin qirinj në gjithë

Vdekja e Ilvi Metës, qytetarët ndezin qirinj në gjithë

Vdekja e Ilvi Metës, qytetarët ndezin qirinj në gjithë