AKTUALITET, 7 Maj 2022, 20:07

Blendi Fevziu shkon në Hagë të takojë Hashim Thaçin në qeli (video)

Blendi Fevziu shkon në Hagë të takojë Hashim Thaçin
Foto ilustrim: Blendi Fevziu dhe Hashim Thaçi

Blendi Fevziu është nisur drejt Hagës për të takuar ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili aktualisht gjendet në qeli, duke pritur procesin ligjor që po zhvillohet ndaj tij. 

Fevziu përmes një video në rrjetet sociale, ka njoftuar për vizitën e tij duke u shprehur se do të takohet me Thaçin. 

“Nje vizite ne Hage per te takuar drejtuesin politik te UÇK – se. ish Presidentin dhe ish Kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci. Bashke me te pas kesaj dere jane edhe disa nga luftetaret shqiptare per lirine e Kosoves”, tha Fevziu.