AKTUALITET, 26 Korrik 2024, 09:04

Vazhdon i nxehti afrikan, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Vazhdon i nxehti afrikan, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 12m/sek.  Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.

-Në zonat malore 14°C deri 31°C

-Në zonat e ulëta 17°C deri 36°C

-Në zonat bregdetare 21°C deri 34 °C.