AKTUALITET, 25 Korrik 2024, 21:39

“Legjitimove farsën zgjedhore”/Analistët debat me Gjergj Hanin për garën false me Lulzim Bashën

“Legjitimove farsën zgjedhore”/Analistët debat me Gjergj

Moderatori Ylli Rakipi dhe gazetari Andi Tela debatuan me ish-kandidatin për kryetar të PD-së, Gjergj Hani, të ftuar në emisonin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se me kandidimin e tij ai legjitimoi një farsë zgjedhore, siç janë garat për kryetar në partitë shqiptare. Rakipi kujtoi se ambasadat e huaja e kanë shënuar se një ish-i presekutuar politik kandidoi përballë kreut të PD-së dhe mori 1800 vota dhe ky është zhvillim demokratik, kur në fakt nuk është ashtu.

Pjesë nga debati

Andi Tela: Ju zoti Rakipi bëtë një përmbledhje të 30 viteve politikë vetëm sa i përket garës në partitë tona që janë të shumta dhe ajo që është vënë re që nga viti 1991 është e vërtetë që nuk ka patur garë brenda partive për postin e liderit. Ka patur vetëm një garë të mirëfilltë politike në politikën shqiptare. Ka qenë ajo e vitit 2002 mes zotit Nano dhe zotit Majko, pas KPD-së së famshme që u ndanë me pak vota.

Ylli Rakipi: Po, por deri aty sepse mbaroi edhe për vetë socialistët.

Andi Tela: Në asnjë parti tjetër nuk ka patur garë të mirëfilltë dhe diferenca mes dy palëve është shumë e vogël. Te partitë e vogla kur dy “gjela” ziheshin me njëri-tjetrin, fitonte njëri, tjetri bënte parti tjetër. Ju sot, nga gjithë lista e humbësve keni zgjedhur zotin Hani, por ai është në kuadrin e një idealisti që ka tentuar të hyjë në një garë me idenë që militantët do të dëgjojnë dy zëra.

Ylli Rakipi: Hani mendoj unë, hyrë në garë për të mundur Bashën, hyri me idenë se këtu erdhi demokracia dhe iku mish për top.

Gjergj Hani: Jo, jo, e keni kuptuar gabim.

Ylli Rakipi: E kemi kuptuar gabim? Po na thuaj atëherë përse hyre ti?

Andi Tela: Ky hyri me idenë se disa njerëz do ta dëgjonin. Mund të ishin shumica këta që përqafonin idetë e zotit Hani.

Gjergj Hani: Absolutisht.

Andi Tela: Atëherë në garë nuk hyhet për të marrë pjesë, por për të fituar.

Gjergj Hani: Në garë mund të hysh edhe për atë që unë hyra, për të qenë sot këtu, dhe nesër dhe kudo, nëpërmjet mjeteve të shtypit për t’u thënë shqiptarëve: unë e dija dhe nuk është se shtiva fall, se kisha sferën e kristaltë dhe pashë diçka.

Andi Tela: Edhe ne e dinim se si do të shkonte ajo garë. Ajo parti nuk ka asnjë lidhje në praort me të vërtetën. Ka përdorur një demagogji retorike, ka qenë dhe vazhdo të jetë një parti interesash. Në momentin kur ti nuk je më në gjendje të marrësh pushtetin dh eke humbur edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Nëse Lulzim Basha ka braktisur PD-në dhe Sali Berishën, dhe është ajo që unë ia kam kërkuar gjatë fushatës, kur e pyeta: Zotëri kur e more vesh ti që Sali Berisha ka bërë korrupsion masiv dhe ka minuar demokracinë? Ke qenë 18 vjet atje, alter ego e Sali Berishës.

Andi Tela: Ne po diskutonim për këtë grupimin ku zoti Basha donte të bëhej kryetar dhe ju, me idenë tuaj për të hyrë dhe për ta denoncuar, faktikisht çfarë bëtë? Legjitimuat zotin Basha se mund të hynte edhe i vetëm ai dhe mund të fitonte, por ju hytë. Këtë tha edhe Ylli në fillim që kanë hyrë disa kandidatë që kanë legjitimuar dashje pa dashje kryetarin.

Gjergj Hani: Që kur ka filluar legjitimimi i politikanit në politikën shqiptare?

Ylli Rakipi: Këto 33 vite rresht.

Gjergj Hani: S’ka qenë ndonjëherë.          

Ylli Rakipi: Po. Po. Ja më dëgjo mua. Për 33 vjet ky lloj legjitimiteti që kanë fituar Sali Berisha, jo Fatos Nano, Edi Rama dhe me radhë, deri Luli Basha me ty.

Gjergj Hani: Pra t’i lëmë të shijnë si të duan.

Ylli Rakipi: Jeta politike, po më lër të them unë çfarë mendoj dhe më jep përrgjigje. Po jo, ti s’pranon të dëgjosh.

Gjergj Hani: Ti nuk kupton konceptin.

Ylli Rakipi: Jeta politike shqiptare nuk është vetëm brenda Shqipërisë. Ambasadat në Amerikë etj, e shënojnë: Gjergj Hani ishte kandidati përballë liderit të opozitës, Luli Basha dhe ai mori 1800 vota e këtu quhet demokraci. Tani këtë ti duhet t’ia tregosh botës që nuk është demokraci. Këtë po të them unë. Prova që solla unë këtu tani është shumë e rëndësishme.

Gjergj Hani: Zoti Rakipi, ngjarja dhe mënyra se sip o e diskutojmë është ai ajo që dikë ka shtypur një trajler atje në rrugë dhe e kanë çuar në morg. Atje një grup mjekësh po bëjnë debat: e ka thyer gishtin e vogël të dorë së majtë, po s’e ka thyer. O zotëri..

Ylli Rakipi: Ky shembull që sjell ti s’ka lidhje fare. Nuk ka rëndësi se cili gisht thyhet. Ti je njeri i vuajtur dhe duhet ta kesh kuptuar se legjitimitetin në Shqipëri e vendosin të huajt dhe nëse amerikanët thonë se Luli Basha ka kandiduar përballë tij një i persekutuar politik që ka vuajtur në burgjet e Enver Hoxhës, zotërinj të nderuar, këtu kemi të bëjmë me një garë të ndershme dhe Luli Basha ka fituar. Bravo o qoftë! Këtë po të them unë ty.

Gjergj Hani: Me këtë logjikë ne duhet t’u largohemi, t’i lëmë ata zotërinjtë, të shijnë si të duan.

Ylli Rakipi: Unë po them të kundërtën. Ti, padashur, këtë ke bërë, këtë që po thua. Ti, po ta kishe lënë vetëm, do të ishe në rregull. Do të vinte një Alibeaj të vockël aty, se as Alibeu i madh nuk pranon. Por ai jo, do të thonin amerikanët, vuri një Alibeaj të vockël. Ndërsa në këtë rast, mori një njeri që ka qenë në burgjet e diktaturës, ka vuajtur të zitë e ullirit. Vajte ti, re në grackën e tij.

Gjergj Hani: Jo, ishte akt rebelimi për t’u thënë: boll mashtrove. Dhe atje e thashë publikisht që nëse e merr Lulzim Basha, kjo forcë politike shuhet.

Denis Dyrnjaja: Zoti Rakipi po thotë mos u peshkove ti për t’u futur në këtë garë?

Gjergj Hani: Ore unë nuk isha askushi. Nuk ka qenë bir qeni. Nuk ka arritur të më peshkojë Sigurimi i Shtetit jo më Lulzim Basha, nuk ka shans. Unë u dhashë demokrateve një alternativë. Edhe sot pot e qahen u them se aletrnativën e kishit atje. Nuk ishte Lulzim Basha.

Denis Dyrnjaja: Këta demokratët nuk kuptojnë, janë të verbër apo besojnë te Lulzim Basha, me aq sa ke parë ti nga brenda?